Telegrafi

Chelsea 3-0 Aston Villa, notat e lojtarëve

Chelsea ka fituar ndaj Aston Villas me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Blutë kanë vazhduar serinë pozitive pa humbje në kampionat, duke arritur edhe fitoren e tretë nga katër ndeshje.

Golat në këtë fitore të ekipit të Thomas Tuchel u shënuan nga Romelu Lukaku (15’, 90+) dhe Mateo Kovacic (49’).

Lexo po ashtu Chelsea i kthehet fitores, triumfon ndaj Aston Villas

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i vendasve, Edouard Mendy, i cili u notua me 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Villas, Tyrone Mings që u vlerësua me notë 5.4.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/