Telegrafi

Chelsea 1-2 Inter: Valero më i miri, dëshpëron Morata (Video)

Interi befasoi Chelsean duke fituar 1-2 në finale të Internacional Champions Cup.

Klubi italiani u dirigjua në mënyrë fantastike nga Borja Valero.

Lexo po ashtu Spalletti e fillon me trofe, takimet që e shpallen Interin kampion në International Champions Cup në Azi (Foto/Video)

Spanjolli ndihmoi ekipin në fazën sulmuese dhe mbrojtëse, duke i treguar të gjithëve se ai është i gatshëm për një sezon të madh, edhe pse transferimi i tij nga Fiorentina ndodhi pa zhurmë të madhe.

Në këtë takim Alvaro Morata bëri debutimin si titullar në sulm së bashku me Michy Batshuayi, por ish-ylli i Real Madridit dështoi të tregojë vlerat e tij, ndërsa më poshtë keni vlerësimin nga AS.

Lojtari i ndeshjes: Valero

Ai vodhi topa, balancoi lojën, mori topin nga mbrojta dhe vazhdonte paproblem në mesfushë dhe sulm, menaxhoi në mënyrë fantastike skuadrën. Ai bëri gjithçka mirë deri sa u zëvendësua nga Federico Valietti. Padyshim, nëse vazhdon këtu do jetë një nga lojtarët më të mirë në sezonin e ri.

Në anën tjetër, dështimi i ndeshjes: Morata

Morata u zhduk krejtësisht. Në minutat e parë e filloi mirë, lëvizte bukur, dukej se po e menaxhon mirë situatën, por nga minuta 10-të nuk tregoi ndonjë gjë. Luftoi për disa topa, por mori edhe disa goditje të mira nga lojtarët rivalë. Për 65 minutat që ishte në fushë la shumë për të dëshiruar. /Telegrafi/