Manchester City ka fituar ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në finalen e Superkupës së Anglisë e njohur ndryshe si FA Community Shield.
Skuadra e Pep Guardiolas e ka mposhtur atë të Maurizio Sarrit në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, të zhvilluar në stadiumin Wembley.
Golat në këtë fitore të Qytetarëve u shënuan nga sulmuesi argjentinas Sergio Aguero, i cili fillimisht shënoi në minutën e 13-të dhe pastaj edhe në të 58-tën.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht argjentinasi Aguero që pas dy golave të shënuara u notua me 9.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesi e Chelseat, Alvero Morata, i cili u vlerësua me 5.6. /Telegrafi/
Chelsea:
Man City: