Telegrafi

Çfarë do të thotë të kesh një grua si Kim – ia paguan burrit borxhin prej 53 milionë dollarësh

Problemet financiare të Kanye Westit duket se kanë marrë fund, pasi Kim Kardashian ka treguar se ka përfituar 80 milionë dollarë për video-lojën e saj, “Kim Kardashian: Hollywood”.

Ylli televiziv ka konfirmuar se ajo ka transferuar 53 milionë dollarë në llogarinë bankare të çiftit.

“Më falni që u vonova në aheng, por isha e zënë me 80 milionë dollarë të video-lojës dhe transferova 53 milionë në llogarinë e përbashkët”, ka shkruar Kimi në Twitter derisa po kundërpërgjigjej akuzave për fotografitë e saja nudo.

West më parë kishte bërë të ditur se kishte borxh 53 milionë dollarë. Madje ai kontaktoi edhe Mark Zuckerbergun për ndihmë, mirëpo duket se Kim ia ka zgjidhur këtë problem.