Noizy dhe Enca Haxhia përveç se janë këngëtarë dhe bashkëpunëtore, tani janë edhe fqinj. Pavarësisht zënkës mes tyre, këngëtarja ka treguar në “Xing me Ermalin” se ka qenë Noizy ai që ka shkuar pas Encës, në rezidencën e njohur në Tiranë dhe siç duket kjo ka ndodhur pas sherrit.
E pyetur nga Ermal Mamaqi në “Xing me Ermalin” për fqinjësinë, Enca është shprehur se nuk është e nevojshme të hamendësohet, pasi në zonën në fjalë ka qenë ajo e para, e pas saj ka ardhur reperi, shkruan albeu.
“Unë e kam marrë vilën vjet në verë”, është shprehur ajo, ndërsa pyetjes nëse Noizy po e ndjek, Enca i përgjigjet, “Po na ndjek fati”.
A është fati që do që dy artistët të jenë bashkë, nuk mund ta themi me siguri, por duket se Enca beson në këtë.