Telegrafi

Çfarë po e pengon ende Interin nga nënshkrimi me Dybalan

Paulo Dybala dëshiron të bashkohet me Interin dhe Nerazzurrët janë të etur për të siguruar nënshkrimin e tij, kështu që çfarë duhet të bëjnë para se të finalizojnë marrëveshjen me argjentinasin?

Raportet e sotme (e shtunë) detajojnë se si ngërçi aktual lidhet me një incident të një muaji më parë, kur agjenti i sulmuesit argjentinas Jorge Antun ngeci pas ofertës së kontratës prej 5 milionë eurosh neto në sezon nga Nerazzurrët.

Dybala është i kënaqur me atë ofertë tani dhe tashmë është bindur nga projekti në Lombardi, por stilolapsi ende nuk është hedhur në letër.

Lexo po ashtu Raportimet nga Argjentina: Dybala ka marrëveshje personale me Interin – pranon pagë shumë më të vogël nga ajo që kërkoi te Juventusi

Sipas La Gazzetta dello Sport, Dybala tani është gati të nënshkruajë për Interin, por ardhja e Romelu Lukakut i vonoi pak gjërat, duke e detyruar klubin milanez të zgjidhte fillimisht atë transferim.

Për më tepër, marrëveshja është ende e bllokuar nga mungesa e hapësirës në sulm, pasi ka ende shumë emra në atë repart.

Lexo po ashtu Inzaghi për Dybalan: Interi ka gjashtë sulmues në skuadër

Përveç Alexis Sanches, një tjetër sulmues duhet të largohet këtë verë, dhe sulmuesi veteran Edin Dzeko e ka bërë të qartë se ai nuk dëshiron të largohet në muajt e ardhshëm.

Interi tani do të duhet të vendosë se si të largojë dy sulmues përpara se të finalizojë ardhjen e Dybalas. /Telegrafi/