Ish-kryetari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka vënë në pikëpyetje pse Robert Lewandowski do të dëshironte të përfundonte një transferim te Barcelona.
Lewandowski ka konfirmuar se ai nuk do të zgjasë kontratën e tij aktuale në Allianz Arena përtej datës së skadimit të saj 2023, duke ndezur zërat se ai do të largohet nga Bayerni në afatin kalimtar të verës.
Camp Nou është cilësuar si destinacioni i ardhshëm më i mundshëm për 33-vjeçarin, por Rummenigge nuk mendon se Barça është një klub më tërheqës se kampionët e Gjermanisë në këtë moment.
Bayerni fitoi titullin e dhjetë radhazi të Bundesligës ndërsa arriti në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2021/22, ndërsa Barca e eliminua nga gara elitare e Evropës në fazën e grupeve dhe përfundoi e dyta pas Real Madridit në La Liga.
Rummenigge thotë se Lewandowski do të ishte më mirë të qëndronte në vend nëse ai nxitet nga dëshira për të fituar tituj.
“Nuk mund ta imagjinoj që aktualisht mund të fitosh më shumë me Barcelonën sesa me Bayern Munich”, ka thënë fillimisht ish-drejtori i Bayernit për BILD.
“Çfarë mund të ofrojë më shumë Barcelona për momentin? Nuk mund të mendoj asgjë, nëse jam i sinqertë”, përfundoi Rummenigge. /Telegrafi/