Deri vonë shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist).
Tani këtyre u janë shtuar edhe disa këngëtarë.
Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues në muaj në Spotify, tashmë një platformë e njohur muzikore. Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka qenë gjykatëse në “X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në 2018. Njomza Vitia, një kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë po ashtu ndjekje e suksese globale.
Kënga solo e Ava Max “Sweet but psycho” konsiderohet botërisht më argëtuese se sa “Albania Challenges Hrushchev Revisionism” e Hoxhës.
Të gjithë këta yje të trashëgimisë shqiptare përveç Istrefit u rritën në diasporë.
Znj. Lipa, Max, Rexha dhe Znj.Vitia u lindën përkatësisht në Londër, Milwaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgart. Vetëm zonja Max ka rrënjët në Shqipëri; pjesa tjetër janë me prejardhje kosovare, përveç zonjës Rexha, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i artistes Lipa, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke pasur rastin, ne shkëlqejmë”.
Yjet e diasporës shpesh interpretojnë edhe në vendlindje, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.
“Zemra ime ka gjak shqiptar”, tha Rexha në një vizitë në Shqipëri. Në korrik, Lipa iu bashkangjit peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple, për shkak të hartës së tyre – ku shteti i Kosovës nuk gjendej askund.
Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990. Por nuk ishte gjithmonë një histori e leckave të refugjatëve deri në pasuri. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit në Londër.
Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga një konflikt, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.
Në vitin 2016, një femër e pazakontë – këngëtarja Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.
Sukseset e këtyre vajzave vazhdojnë akoma dhe gjithnjë e më lartë. (Economist) /Telegrafi/