Site icon Telegrafi

Çfarë është Gravehawk, sistemi i ri i mbrojtjes ajrore që mund t’i japë Ukrainës një avantazh?

Një sistem i ri armatimi anglo-danez me rreze të shkurtër veprimi të epokës sovjetike, ka madhësinë e kontejnerëve të magazinimit dhe është i dizajnuar për të rrëzuar objektivat e tyre.

Ndërsa liderët takohen në Paris për të diskutuar luftën Rusi-Ukrainë, ka shpresë se një sistem i ri armësh mund t’u japë forcave ukrainase një avantazh, transmeton Telegrafi.

Gravehawk, një sistem i mbrojtjes ajrore i projektuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka që ka madhësinë e një kontejneri transporti, ‘rinovon’ raketat ajrore për “mbrojtjen ajrore të bazuar në tokë”.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se kjo do të thotë se ukrainasit mund të përdorin armët që kanë tashmë.

Sipas Shërbimit të Transmetimit të Forcave Britanike (BFBS), sistemi përdor raketat sovjetike R-73 ose AA-11 me rreze të shkurtër veprimi ajër-ajër, të cilat mund të marrin objektiva deri në 32 kilometra.

BFBS shkroi se kontejneri i magazinimit ka gjithashtu një sistem në krye që përdor rreze infra të kuqe, për të zbuluar objektivat e tij. Këto imazhe më pas transmetohen në një modul komandimi.

“Me Ukrainën nën bombardimet e vazhdueshme ruse, sistemi Gravehawk do të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, duke i lejuar ata të mbrojnë qytetet e tyre, trupat dhe infrastrukturën kritike”, thuhet në një deklaratë të qeverisë në fillim të këtij viti.

Dy prototipa janë testuar tashmë në Ukrainë dhe 15 njësi të tjera do të vijnë në vitin 2025, tha qeveria në janar.

Ukraina përdori një raketë R-73 për të rrëzuar një helikopter rus në dhjetor.

Sipas Luke Pollard, ministri i Forcave të Armatosura, kostoja e prodhimit dhe dorëzimit të dy prototipeve të Gravehawks në Ukrainë, ishte rreth 6 milionë funte (7 milionë euro) dhe “mbulohej nga Mbretëria e Bashkuar”.

15 njësitë e tjera kushtuar Ukrainës do të kushtojnë 14 milionë funte (16.8 milionë euro) dhe do të ndahen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, 15 Gravehawks janë pjesë e paketës së pajisjeve ushtarake prej 150 milionë funte (180.3 milionë euro) të shpallur nga qeveria britanike.

Njoftimi përfshin mijëra dronë, 50 automjete të blinduara dhe pajisje të mbrojtjes ajrore për më shumë se 100 ekipe ukrainase të mbrojtjes ajrore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version