Një truk i thjeshtë për të vënë në gjumë, një baba ka kënaqur shumë prindër – nevojitet vetëm një minutë!
Shumë prindër përballen me sfida kur fëmija i tyre nuk do të bjerë në gjumë, me lot, mbajtje të gjata në krahë dhe net pa gjumë.
Metodat më të zakonshme që përdorin nënat dhe baballarët janë “lëkundjet” e fëmijës së tyre në krahë, ninullat, përkëdheljet, por ndonjëherë asgjë nuk i ndihmon.
Në këto situata, prindërit, veçanërisht kur gjumi i tyre është i pakët, kanë nevojë për ndihmë të shpejtë.
Mbase truku i një babai që arriti ta vërë në gjumë fëmijën e tij në vetëm 1 minutë mund t’u ndihmojë, transmeton Telegrafi.
Babai ndau një video të tij duke mbajtur një fëmijë dukshëm të përgjumur dhe më pas vendos ngadalë dorën në fytyrën e tij dhe e përkëdhel duke lëvizur dorën nga balli i foshnjës drejt mjekrës. Ai e përsëriti këtë lëvizje ngadalë dhe butësisht disa herë, dhe më pas foshnja e zuri gjumi. Nuk do të thotë domosdoshmërisht se kjo metodë do të funksionojë me fëmijën tuaj, por sigurisht që është e butë, e thjeshtë dhe mund ta provoni. Nëse keni sukses, atëherë keni një truk të ri në “situatat e krizës” para se të shkoni në shtrat.
Përveç kësaj, ka disa metoda të tjera klasike që ia vlen të provohen. Provoni t’i krihni flokët e foshnjës tuaj me një furçë të butë për fëmijë, ju mund ta ledhatoni butësisht shpinën e foshnjës ose t’i fërkoni barkun. Ju mund t’i provoni të gjitha këto truke ndërsa fëmija juaj është i shtrirë, kështu që nuk keni nevojë ta mbani atë për të fjetur.
Shikoni trukun për të rënë në gjumë në videon e mëposhtme dhe na tregoni në komente se cila është mënyra juaj e provuar për të fjetur.
/Telegrafi/