Portieri brazilian, Julio Cesar ka deklaruar se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ishte më shumë se një baba për të gjatë kohës së tij në Inter.
Ish-portieri i Brazilit ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit të Mourinhos që fitoi Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë në sezonin 2009-10 para se trajneri të largohej drejt Real Madridin.
Julio Cesar thotë se arritjet “heroike” të trajnerit portugez në San Siro nënkuptojnë se vendi i tij në zemrat e tifozëve të Nerazzurri është i sigurt.
“Mourinho ishte më shumë se një baba për mua kur isha në Inter”, ka thënë fillimisht 38-vjeçari brazilian për ESPN.
“Në vetëm dy vjet, Mourinho dhe stafi i tij ndihmuan të fitonim gjithçka, Interi e kontraktoi Mourinhon për të fituar Ligën e Kampionëve, Interi kishte sukses në atë periudhë duke fituar Serie A, por Liga e Kampionëve ishte e ndryshme, klubi nuk e kishte fituar atë për 42 vjet”.
“Brenda dy viteve, Mourinho e kishte fituar atë. Ishte një fitore heroike”, shtoi portieri i njohur nga tifozët e Interit si “kapësi i ëndrrave”.
“Ekipi i Interit dhe Mourinho do të jenë në zemër të mbështetësve të Interit përgjithmonë”, përfundoi Cesar.
Edhe pse portieri veteran është ende duke luajtur në Benfica, karriera e tij me ekipin kombëtar të Brazilit erdhi në fund në 2014 pasi ata pësuan një humbje 7-1 ndaj Gjermanisë në shtëpi në gjysmëfinale të Kupës së Botës. /Telegrafi/