Site icon Telegrafi

Ceferin tregon hapur për raportet me Real Madridin, para finales së Ligës së Kampionëve

Presidenti i UEFA -s, Aleksander Ceferin ka theksuar se ai nuk kishte asnjë problem me Real Madridin, pavarësisht rolit të vazhdueshëm të skuadrës spanjolle në përpjekjen për të krijuar një Superligë Evropiane.

Komentet janë bërë nga kreu i shtëpisë së futbollit gjatë një interviste për 24ur.com përpara finales së Ligës së Kampionëve që do të ndeshë Liverpoolin dhe Los Blancos më 28 maj.

“Unë nuk kam probleme me Real Madridin , sigurisht. Nuk kam asnjë kontakt me drejtuesit e klubit për momentin, por prania e Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve është dëshmi se sa të pastra janë garat e UEFA-s”, deklaroi Ceferin.

Lexo po ashtu Ceferin ‘godet’ përsëri Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin në lidhje me Superligën Evropiane

“Real Madrid dhe Barcelona janë në finalet e meshkujve dhe femrave. Askush nuk ka ndërhyrë për të kundërtën”.

Duke diskutuar për konfliktin e sipërpërmendur të Superligës, Ceferin bëri me dije se debati do të zhvillohet vetëm në sallën e gjyqit.

“Do të vijë koha kur këto gjëra do të sqarohen gjërat, por sigurisht që nuk do të jenë në fushë”, vuri në dukje ai.

Lexo po ashtu Formati i ri i Ligës së Kampionëve vjen me shumë ndryshime: Tetë ndeshje në fazën e grupeve, 36 skuadra dhe mundësi për ‘final four’

Shefi i UEFA -s ishte plot lëvdata për dy lojtarë të Real Madridit në veçanti përpara finales.

“Ata kanë Karim Benzema n e mrekullueshëm , për të cilin kam thënë shumë herë se për mendimin tim është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në historinë e futbollit. Luka Modric , sa më i vjetër, aq më i mirë është”, shtoi më tej ai.

Ceferin gjithashtu kishte lëvdata për Liverpoolin, por ai nuk pranoi të parashikonte një fitues.

Lexo po ashtu Formati i ri i Ligës së Kampionëve: A do ta jetësojë UEFA planin e 'çmendur'?

“Ata kanë lojtarë më të rinj dhe përvojë shumë të rëndësishme në finale. Nuk do të guxoja të parashikoja fituesin, si rregull jam një gjyqtar i keq. Do të jetë një finale tepër interesante”, potencoi ai.

Pas deklaratave të diskutueshme të Jurgen Klopp për shpërndarjen e biletave për finalen e Ligës Kampionëve, Ceferin ka kontaktuar me të.

Lexo po ashtu Klopp thotë se i ka kërkuar Ceferinit që të shfuqizojë Ligën e Kombeve, e quan garë qesharake

“E telefonova, fola me Jurgen Klopp për këtë, sepse u zemërova me deklaratat e tij”.

“Tani ai e kupton. Ai pranoi se nuk i dinte informacionet dhe se në një farë mënyre i vjen keq që i bëri këto deklarata”, ka shtuar më tej Ceferin. /Telegrafi/

Exit mobile version