Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka paralajmëruar katër klubet elitare që nuk janë larguar nga projekti i Superligës se mund të ndalohen nga Liga e Kampionëve.
Pavarësisht se tetë nga 12 anëtarët që njoftuan formimin e Superlië janë larguar, Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe AC Milan nuk kanë hequr dorë prej idesë se duhet të shkëputjen nga UEFA dhe formimin e një gare të re.
“Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Milani nuk e kanë lënë projektin dhe mund të pësojnë disa pasoja”.
“Është e qartë se klubet do të duhet të vendosin nëse janë Superligë ose janë një klub evropian”.
“Nëse ata thonë se ne jemi Superliga, atëherë ata nuk luajnë në Ligën e Kampionëve, natyrisht”
“Dhe nëse ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë, ata mund të luajnë në konkurrencën e tyre”, deklaroi Ceferin.
Ndërkohë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi të premten kundër skualifikimit të Real Madridin nga Liga e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/