Site icon Telegrafi

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë 

Këtu është një listë e çdo lojtari që do ta kishte fituar Topin e Artë në rast se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë. 

Messi dhe Ronaldo e kanë dominuar çmimin prestigjioz të Topit të Artë që nga viti 2008 duke e ndarë vetëm mes vete. 

Ata e kanë fituar këtë çmim në kombinim plotë 13 herë, me argjentinasin që është shpallur tetë herë fitues i saj teksa portugezi pesë herë. 

Messi e fitoi Topin e Artë të tetë në vitin 2023, duke mposhtur Erling Haaland dhe Kylian Mbappe në garë. 

Sa i përket ish-yllit të Real Madridit, ai e fitoi për herë të fundit këtë çmim në vitin 2017 kur edhe Messi dhe Neymar ishin në garë. 

Por, në rast se Messi dhe Ronaldo nuk do të kishin ekzistuar, atëherë emra si Haaland dhe Neymar do t’i kishin vendosur duart mbi Topin e Artë. 

Fernando Torres, i cili shënoi 33 gola në 46 ndeshje për Liverpoolin gjatë sezonit 2007/2008, përfundoi i treti në vitin 2008, që do të thotë se ai do ta kishte fituar çmimin. 

Lexo po ashtu Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Iniesta do të kishin garuar me njëri-tjetrin për Topin e Artë mes viteve 2009 dhe 2012. 

Franck Ribery do të shpallej fitues i Topit të Artë në vitin 2013 dhe Manuel Neuer do ta fitonte në 2014-tën, që do ta bëntë portierin e parë që prej kohës së Lev Yashin (1963) që e fiton këtë çmim. 

Lista e plotë e lojtarëve që kanë qenë fitues potencial të Topit të Artë: 

2008 – Fernando Torres 

2009 – Xavi 

2010 – Andres Iniesta 

2011 – Xavi 

2012 – Andres Iniesta 

2013 – Franck Ribery 

2014 – Manuel Neuer 

2015 – Neymar 

2016 – Antonie Griezmann 

2017 – Neymar 

2019 – Virgil Van Dijk 

2021 – Robert Lewandowski 

2023 – Erling Haaland 

/Telegrafi/

Exit mobile version