Benoit Cauet ka këmbëngulur se nuk ka dyshime që Interi mund të nënshkruajë Lionel Messin nga Barcelona, duke shtuar se presidenti Steven Zhang ka aftësitë financiare dhe ambicien e mundshme për të bërë këtë.
Ish-Presidenti i Nerazzurrëve, Massimo Moratti ka qenë duke nxitur idenë e një transferimi veror të yllit argjentinas te Interi.
Edhe mediumi argjentinas TNT raportoi se ishte më shumë sesa një teori, duke pretenduar se negociatat me rrethin e Messit ishin tashmë në një aktivitet të plotë.
Ai do të jetë 33 vjeç në qershor dhe në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, klubin të cilit iu bashkua në vitin 2000.
“Sigurisht që Interi mund ta nënshkruajë Lionel Messin, nuk ka dyshime se ata munden”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Interit në një intervistë ‘live’ në Instagram.
“Presidenti Steven Zhang ka aftësitë financiare dhe ambicien e mundshme. Ai është një President që mendon shumë”, përfundoi Cauet.
Interi është në prag të daljes së kufizimeve nga Fair Fair Financiar, kështu që në teori mund të shpenzojnë më shumë para.
Ata tashmë kanë paguar 65 milionë euro plus bonuse për Romelu Lukaku nga Manchester Unitedit. /Telegrafi/