Site icon Telegrafi

Cassano veshi fanellën e Realit, por thotë se është tifoz i Barcelonës

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Antonio Cassano, e ka përshkruar Barcelonën si pasionin e tij më të madh.

Futbollisti italian kaloi një sezon e gjysmë (gjatë viteve 2006-2008) në Santiago Bernabeu, ku shënoi katër gola në 29 paraqitje, mirëpo duket se ai është një tifoz i klubit rival.

34-vjeçari aktualisht është pa klub, ndërsa është pyetur se a shikon futboll në televizion. Ai ka thënë se Barca është klubi që e përcjell me dashuri.

“Gjithmonë Barcelona, pasioni im i madh”, ka pohuar Cassano për Il Secolo XIX.

“Pastaj është idhulli im (Roger) Federer dhe Valentino Rossi, po të mund ta fitonte titullin e 10-të botëror…”.

“A e shikoj Juventusin? Pak. Juventusi po luan një sport ndryshe këtë sezon”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version