Ish-ylli i Italisë, Antonio Cassano ka zbuluar se Juventusi bëri përpjekje për ta afruar Pep Guardiolas dhe Mauricio Pochettinon para fillimit të sezonit.
Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola ishte i lidhur me Juventusin vitin e kaluar, siç ishte Pochettino ndërsa ishte ende në krye të Tottenham.
Megjithatë, në fund asnjëri nuk arriti në Torino, pasi Juventusi nënshkroi me një trajner tjetër.
“Juventusi tundoi Guardiolën vitin e kaluar dhe më pas shkoi për Pochettino. Ata nuk morën asgjë dhe përfunduan duke punësuar Sarrin”, ka thënë fillimisht Cassano.
“Ishte një zgjedhje tjetër në lidhje me stilin e lojës, por tani ata duhet të qëndrojnë me të”, përfundoi italiani.
Ndryshe, Sarri u punësua nga Juventusi pasi ai u largua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar, ku fitoi trofeun e Ligës së Evropës. /Telegrafi/