Telegrafi

Cassano flet rreth garës për titull në Serie A

Legjenda italiane, Antonio Cassano ka folur rreth garës për Scudetto këtë sezon në Serie A, ndërsa beson se do të ishte dështim nëse nuk e fiton Interi.

Gara për titull këtë sezon në kampionatin elitar italian po duket se do të jetë e zjarrtë, pasi ka disa kandidatë.

Liderët e Interit duken si favorit, por prapa tyre nuk qëndrojnë më keq as Milani dhe Juventusi.

Lexo po ashtu Capello: Interi është favorit për ta fituar titullin në Serie A

Rreth garës për titull ka folur edhe legjenda italiane, Cassano, i cili beson se do të ishte dështim nëse trofeu nuk fitohet nga Nerazzurrët.

“Interi është në garë vetëm për Scudetto. Ata janë eliminuar nga Evropa dhe Coppa Italia. Nëse ata nuk e fitojnë titullin është një dështim”, ka thënë fillimisht Cassano.

“Sidoqoftë, unë çmendem për Atalantën dhe më pëlqen Roma, Fonseca është një trajner i shkëlqyeshëm”.

“Pse duhet të zëvendësohet? Në fillim të sezonit, edhe pse vendi i katërt do të kishim qenë një kryevepër, sot ai është përpara Atalanta, Lazio dhe Napoli”, përfundoi italiani. /Telegrafi/