Telegrafi

Cassano edhe një herë debaton ashpër me Wandan: I gjithë faji është i asaj, Icardi mund të largohet

Një tjetër përballje e ashpër mes Antonio Cassanos dhe Wanda Naras ka ndodhur gjatë emisionin sportiv italian, Tiki Taka.

Ikona italiane e shikon Wandan në qendër të problemeve që Mauro Icardi dhe Interi po kalojnë.

“Personi që e krijoi këtë katastrofë është ajo”, ka thënë Cassano në emisionin italian, Tiki Taka.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara duke shikuar ndeshjen ndaj Rapid Vjenës (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ajo i ka krijuar Icardit probleme. Ajo e ka krijuar këtë zonë të minuar rreth tij. Le ta marrim drejt, ti (Wanda) flet shumë, ju jeni trajneri, ju jeni ajo që i përdorni rrjetet sociale më shumë sa që duhet”.

“Nëse Interi ia ka hequr shiritin e kapitenin, ka një arsye për këtë: Ausilo, Marotta, Spalletti dhe Zhang nuk janë të çmendur”.

“Tani është një gjë tjetër, fillimisht Mario nuk kishte dhimbje në gjurin e tij, por i filluan pasi ia hoqën shiritin. Bëra skena të tilla kur isha 21 vjeçar. Nëse ai nuk luan, do të largohet. Është një situatë pa kthim”.

Lexo po ashtu Cassano: Nëse do kisha shkop magjik do ta zëvendësoja Icardin me Higuainin te Interi

“Në realitet ne po flasim për këtë tashmë katër muaj për shkak të gjërave që Wanda ka thënë. Spalletti më bri kapiten kur isha 20 vjeçar te Roma. Isha zëvendës-kapiten pas Tottit dhe pastaj më tha se nuk do të isha më sepse nuk isha shembull”.

“Ai kishte të drejtë. Nëse e ka bërë këtë me Icardit, duhet të ketë pasur arsye”, ka shtuar Cassano. /Telegrafi/