Iker Casillas mund të transferohet te Liverpooli ose Newcastle që në janar.
Portieri spanjoll është aktualisht pjesë e ekipit portugez Porto, por ne ndeshjet e fundit ka qenë në bankën rezervë dhe thuhet se ata dëshirojnë ta largojnë 36 vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Arsyeja e largimit është paga e lartë e spanjollit, pasi Porto duhet të përmbushë rregullat e Fair Play Financiar.
Kjo situatë ka bërë që dy skuadrat angleze të futen në garë për shërbimet e legjendës së Real Madridit dhe Spanjës.
Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me portierët e tij Simon Mignolet dhe Loris Karius, prandaj mundësia e transferimit të Casillas duket ideale.
Në anën tjetër, më befasues duket interesimi i Newcastle, pasi Rob Elliot ka bërë paraqitje shumë të mira në portën e skuadrës së Rafa Benitez në këtë sezon të Ligës Premier.