Telegrafi

Caceres në Itali për teste mjekësore te Milani

Martin Caceres ka zbarkuar në Itali dhe do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore me Milanin, duke u përgatitur për të nënshkruar kontratë për katër muajt e ardhëm.

Uruguaiani ka qenë futbollist i lirë pasi kontrata e tij me Juventusin skadoi në korrik 2016 dhe kishte qenë shumë i afërt me disa klube gjatë javëve të fundit, duke përfshirë Fiorentinan dhe Crystal Palace, por dy herë ky veprim u shpërbë.

Sipas medieve marrëveshje nuk erdhi pasi shkak ishin kërkesat e tij të tepërta për pagën, më shumë se dështimi i testeve mjekësore, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pagesa për blerjen e Milanit bëhet javën e ardhshme

Tani Sky Sport Italia thekson se Caceres ka mbërritur në Itali këtë mbrëmje për darkë me Adriano Galliani dhe do të ketë analizat e tij me Millan nesër në mëngjes.

Sportitalia sugjerojnë se marrëveshja në tavolinë është mbi 400,000 euro plus bonuse deri në qershor, ndoshta me një opsion për sezonin e ardhshëm.

Milanit i duhen përforcime në mbrojtje pas lëndimeve të Mattia De Sciglio, Davide Calabrias dhe Luca Antonellit. /Telegrafi/