Telegrafi

Carrasco pezullohet nga Dalian Yifang, kthimi në Evropë shumë i mundshëm për belgun

Yannick Carrasco është duke shkëlqyer në fushë me skuadrën kineze Dalian Yifang.

Mesfushori belg iu bashkua kampionatit kinez në muajin shkurt të vitit të kaluar ku ka shkëlqyer në fushë me fanellën bardhekaltër.

Por kohët e fundit lojtari nuk ka kaluar momente të mira pasi dëshiron rikthimin në Evropë.

Skuadra kineze Dalian Yifang e ka pezulluar lojtarin për arsyeje disiplinore dhe kjo është një arsyeje shtesë që ai të rikthehet në Evropë.

Bayern Munich dhe Arsenal janë dy skuadrat që po insistojnë për transferimin e Carrascos gjatë afatit kalimtar veror.

Ish-sulmuesi i Genk, Monacos dhe Atletico Madrid mund të lirohet nga skuadra kineze për një shumë prej 45 milionë eurove.

Lojtari ka shprehur gatishmërinë për tu rikthyer në Evropë, pasi e ka arritur objektivin e tij duke fituar milionat në Kinë.

Bayerni mbetet skuadra favorite për lojtarin, pasi dëshira e tij e madhe është të luaj në Bundesliga.

25-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ku në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/