Telegrafi

Carragher: Liverpooli nuk do ta lejojë largimin e Salah dhe Mane

Sadio Mane dhe Mohamed Salah (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Jamie Carragher thotë se Liverpooli do të shmangë interesimet e klubeve të tjera për dyshen Mohamed Salah dhe Sadio Mane, dhe se Jurgen Klopp është trajneri i përsosur për këtë skuadër ambicioze.

Në të kaluarën, Redsat nuk kanë mundur t’i ndalin largimet e disa prej yjeve kryesore, ndërsa më i fundit ishte largimi i Philippe Coutinhos drejt Barcelonës.

Ndërkohë që Real Madridi është duke e monitoruar Manen, si edhe e ka alternativë të dytë Salahun (nëse dështon me transferimin e Eden Hazard) – Carragher pohon se ata do ta vazhdojnë qëndrimin në Anfield.

Sadio Mane dhe Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“(Mbajtja e lojtarëve) është një e arritur e madhe për njerëzit në krye të klubit dhe Jurgen Kloppin. Liverpooli e humbi Philippe Coutinhon jo shumë kohë më parë, por mendoj se tash është më vështirë që t’i rrëmbejnë lojtarët nga ky klub”.

“Natyrisht, nëse lojtarët kërkohen nga Real Madridi dhe Barcelona, është vështirë, sepse shumica e futbollistëve duan të luajnë për këto dy klube”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

“Mirëpo, aktualisht, mendoj se lojtarët e admirojnë Jurgen Kloppin dhe duan të jenë pjesë e kësaj aventure”, është shprehur ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Sky Sports. /Telegrafi/