Jamie Carragher thotë se edhe pse Philippe Coutinho e ka nënshkruar kontratën e re, kjo nuk mund ta mbajë në skuadër nëse i vije një ofertë nga Real Madridi ose Barcelona.
Carragher e ka lidhur deklaratën e tij me dëshirën e lojtarëve që të luajnë në klubet e mëdha spanjolle.
“Edhe në të kaluarën kishim lojtarë me kontrata, por u larguan. Nëse Coutinho nuk do të ishte i lumtur nuk do ta vazhdonte kontratën”.
“Liverpooli nuk është ndryshe nga klubet përreth botës, përveç dy klubeve. Nëse Barcelona ose Real Madridi do ta kërkojnë, ai do të shkojë, pasi që 99 për qind e lojtarëve duan të luajnë në këto dy klube”
“Nëse ndodh dhe ai largohet nga Liverpooli, ne nuk mund të bëjmë asgjë vetëm ta falënderojmë, siç bënë me Luis Suarezin”, ka thënë Carragher. /Telegrafi/