Telegrafi

Carragher dhe Neville zgjedhin secili “ekipin e vitit” në Ligën Premier – zgjedhje befasuese nga të dy

Legjendat angleze, Gary Neville dhe Jamie Carragher kanë zgjedhur së fundmi “ekipin e vitit” në Ligën Premier, ku nuk kanë munguar zgjedhjet e ndryshme nga njëri-tjetri.

Manchester City e përfundoi punën e titullit në fundjavë dhe vendet e Ligës së Kampionëve janë pothuajse të mbaruara, pasi Arsenali, Manchester Unitedi, Newcastle United janë skuadrat e top katërshes.

Fundjava e fundit e sezonit do të fokusohet pothuajse plotësisht në atë nëse Leicester City, Everton ose Leeds United do të jenë skuadra që do t’i mbijetojë rënies.

Lexo po ashtu U rikthyen në Ligën e Kampionëve pas 20 viteve, por Howe thotë se Newcastle nuk do të bëj transferime të mëdha

Kështu, të hënën mbrëma, Neville dhe Carragher i bënë një përmbledhje sezonit të Ligës Premier duke zgjedhur “ekipin e viti”, teksa ishin gjashtë lojtarë të zgjedhur nga të dy si pjesë e formacionit.

Erling Haalad, Kieran Trippier, Ruben Dias, Martin Odegaard, Rodri dhe Kevin De Bruyne ishin zgjedhje e të dyve, ndërsa pjesa tjetër pati kundërthënie.

Carragher arriti të zgjidhte dy lojtarë të Liverpoolit në skuadrën e tij, pavarësisht se skuadra e Jurgen Klopp kishte sezonin e tyre më të keq në një kohë dhe ka të ngjarë të përfundojë jashtë katërshes së parë.

Ai zgjodhi Alisson Becker në portë me Sven Botman të Neëcastle United dhe Oleksandr Zinchenko të Arsenalit duke e përmbyllur njësinë e tij mbrojtëse.

Krahas Haaland në sulm ai ka zgjedhur Mohamed Salah dhe Kane, i cili ka shënuar 28 gola këtë sezon, pavarësisht sezonit të dobët të Tottenham Hotspur.

Neville vendosi të zgjedh në sulm dyshen e Arsenalit Gabriel Martinelli dhe Bukayo Saka si bashkëlojtarë të Haaland.

Legjenda e Unitedit shkoi me Nick Pope të Neëcastle në portë me William Saliba si qendërmbrojtës dhe me ndoshta zgjedhjen me befasuese me mbrojtësin e majtë të Brighton, Pervis Estupinan.

/Telegrafi/