Telegrafi

Capital T zgjon kureshtjen! Çfarë mund të jetë befasia e tij në tetor? (Foto)

Reperi i njohur Capital T është pa diskutim një ndër reperët më aktivë dhe të pëlqyer nga publiku.

Këtë verë ai ka sjellë shumë projekte të cilat janë kthyer në hite, duke u pëlqyer në masë të madhe nga fansat.

Lexo po ashtu 15 milionë për “Hatixhen” (Video)

Por, edhe pse shumë i angazhuar me muzikë dhe projekte të tjera, ai nuk po ndalet! Madje për muajin tetor, reperi ka paralajmëruar një mega projekt.

Nuk dihet ende se çfarë është me saktësi! Fansat aludojnë në një bashkëpunim të fuqishëm ose album, por vet reperi nuk ka dhënë detaje, duke dashur ta mbajë befasi.

Tash e një kohë ai përmes disa fotografive në Instagram, ka paralajmëruar në mënyrë të koduar, se në muajin tetor do të sjellë diçka të madhe.

“Është mirë te jesh i pari, (çdo njëri abonohuni), s’pom pritet mu bo tetor” (sic.), shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, duke ruajtur me fanatizëm befasinë e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reperi i njohur shquhet edhe për stilin e tij të veçantë në të kënduar, veshje por edhe paraqitje, sa kaq shpesh ka rënë pre e kopjimeve nga kolegët e tij, veçanërisht publikimi i tri fotografive njëherësh në Instagram, metodë të cilën e praktikoi vet ai, por që më pas filluan ta bëjnë edhe të tjerët.

Çfarëdo të jetë befasia e tij në tetor, fansat besojnë se do të jetë diçka unike, ashtu siç ka qenë deri më tani, vërtetë unik! /Telegrafi/