Site icon Telegrafi

Capital T tregon se çfarë lloj lidhje ka me Adrola Dushin

Capital T dhe Adrola Dushi (Foto: Instagram)

Për një kohë të gjatë në faqet rozë është aluduar se reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi, janë në lidhje dashurie.

Ajo që e ka mohuar një gjë të tillë është modelja shqiptare, teksa ka treguar se dyshja janë shumë miq të mirë.

Ndërkaq, Capital T i futar në emisionin Shiko Kush Luan, është pyetur për këto spekulime me Adrolën, ku thuhej se edhe bashkëjetojnë.

(Foto: Instagram)

“Nuk jemi duke bashkëjetuar, më pëlqen e kam shoqe shumë të mirë dhe kemi raport të mirë shoqëror” është shprehur ai.

Lexo po ashtu U aludua se është në lidhje me Capital T, Adrola Dushi tregon të vërtetën

Gjeneza e këtyre thashethemeve ka ardhur nga një imazh që e ka publikuar Dushi në rrjetin social Instagram, teksa dyshja shihen së bashku.

(Foto: Instagram)

Më shumë është forcuar një mendim i tillë, ku në këngën “C’est La Vie” protagoniste ishte bukuroshja brune, e që shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version