Majk ka qenë një prej artistëve më aktiv të këtij viti në skenën muzikore shqiptare, ashtu siç ka qenë edhe Capital T.
Reperi i Babastars ka pasur një verë shumë të ngjeshur me performanca të mëdha.
Të tillë e ka pasur vitin edhe Capital T, i cili ka qenë shumë i angazhuar me performanca speciale dhe këngë të ndryshme të suksesshme.
Megjithatë, duket se ai po përgatit një bashkëpunim të madh.
Është menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti, ai që ka publikuar një foto të Majkut me Capital T.
Duket se në këtë takim është biseduar për një bashkëpunim mes dy artistëve që njihen për hitet e tyre.
Megjithatë, ende nuk ka ndonjë konfirmim për një bashkëpunim të tillë të mundshëm të artistëve, e mbetet të shihet nëse do të ketë finalizim në këtë drejtim. /Telegrafi/