Telegrafi

Capital T publikon pamje nga koncerti i Drake: Publiku shqiptar meriton të tilla koncerte

Capital T, Drake (Fotomontazh: Instagram/Truekapo/Getty Images/Guliver)

Ylli i suksesshëm i hip-hopit shqiptar, Capital T, ka ndjekur nga afër një koncert të këngëtarit të famshëm kanadez, Drake.

Trim Ademi është mahnitur me performancën skenike dhe gjithë organizimin e koncertit të muzikantit 32-vjeçar duke shpresuar që koncerte të këtij niveli të organizohen edhe te ne.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

“Kur sheh nga afër koncertin e një artisti si Drake, inspirohesh dhe mendon që publiku shqiptar meriton të tilla koncerte…”.

Drake (Foto: Kevin Winter/Getty Images for Coachella/Guliver)

“Meriton të shijojë vërtet një skenë që ka të gjitha elementet që duhet t’i ketë një spektakël. Larg asaj që i është servuar deri tash”.

“Bashkë mund të bëjmë diçka të madhe, bashkë mund t’i tejkalojmë limitet edhe të dalim jashtë kornizave”, ka shkruar Capital T në Instagram. /Telegrafi/