Telegrafi

Capital T publikon klipin e këngës “600PS”

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Capital T publikoi këngën e parë nga albumi “Skulpturë”. 

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare solli projektin e ri të titulluar “600PS”, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

I njëjti vjen me një paraqitje mjaft atraktive edhe në klip, ndërsa thuajse gjithnjë sjellë risi në videot që realizon.

Capital T publikon këngën e re “600ps” (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa për producimin dhe masterizimin u përkujdes Jumpa dhe Lex Barkey.

Ndërkohë, i tërë projekti është produkt i “Sekuencë studio”.

Lexo po ashtu Capital T sjell projekt super të veçantë! 

Këtë tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Kapos në YouTube që besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.

Përndryshe, kjo është kënga e parë e Capital T për vitin 2020 në kuadër të albumit të ri “Skulpturë”. /Telegrafi/