Telegrafi

Capital T për suksesin e “Time Capsule II”: Mbështetjen e gjej te njerëzit e afërt dhe të gjithë ju që ishit me mua prej ditës së parë

Reperi i njohur shqiptar, Capital T pak ditë më parë realizoi një prej dëshirave të tij më të mëdha, atë të organizimit të një koncerti madhështor në Prishtinë.

E premtja e 11 gushtit ishte e rezervuar për rap-artistin, i cili mblodhi disa prej emrave më të njohur të estradës dhe ylli me famë botërore, Akon për të performuar në koncertin e tij “Time Capsule II”.

Pas atij në Tiranë, rreth dy vite më parë, Trim Ademi (emri i plotë) arriti të sjell koncertin gjigant edhe në vendlindjen e tij.

Foto: Capital T/Instagram

Një numër i madh i fansave u mblodhën në parkingun e Pallatit të Rinisë dhe për këtë reperin i ka falënderuar në disa postime në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Capital T iu kundërpërgjigjet ndjekësve që thonin se Prishtina nuk ka kapacitet për realizimin e koncertit të tij

Edhe së fundmi, në një shkrim në InstaStory, Capital T tha se mbështetjen e gjen te njerëzit e afërt dhe të gjitha ata që kanë qenë me të nga dita e parë.

Foto: Capital T/Instagram

“Po mbështetjen e gjej te njerëzit e afërt që më rrethojnë e më mbushin me dashuri edhe të gjithë ju që keni qenë gjithmonë me mua prej ditës 1. Ju dua”, ka shkruar reperi në postim. /Telegrafi/