Është publikuar bashkëpunimi më i ri mes reperëve të njohur nga Kosova: Capital T, Lyrical Son dhe Vig Poppa.
“Pa censurë” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar në melodi dhe tekst nga vet treshja në fjalë.
LasikBeats është kujdesur për muzikën, ndërsa miksimi është bërë nga producenti Mixey në studion e “Authentic”.
Kënga është një formë revolte, dhe në të vargjet e tekstit janë “Pa censurë”, ashtu siç e thotë edhe vet titulli i saj.
Reperët vijnë mjaft të freskët dhe me stil edhe në klipin e këngës së re, i cili është punuar nga produksioni Imagine Films.
Ky projekt pritet të jetë një tjetër sukses për treshen e njohur, ndërsa “Pa censurë” është njëherit edhe një nga këngët më të reja të albumit të ri të Capital T, të cilin do ta sjell të plotë në këtë muaj. /Telegrafi/