Telegrafi

Capello: Juventusi e fiton Ligën e Kampionëve

Trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve.

Në gjysmëfinale do të përballet Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë janë Monaco dhe Juventus.

Ish-trajneri i shumë skuadrave evropiane, ka thënë se Juventusi do ta fitojë këtë trofe.

“Reali është favoriti në letër për ta fituar Ligën e Kampionëve, pasi ka një bankë të fortë, por un mendoj se Juventusi do të triumfojë”, ka thënë Capello. /Telegrafi/