Telegrafi

Capello: Interi nuk do të fitojë më, Juve, Milan dhe Napoli janë favoritë

Fabio Capello ja dhënë parashikimet e tij në garën për Scudetto sezonin e ardhshëm, duke sugjeruar se Interi ‘nuk do’ të konfirmojë statusin e tyre si kampion, me Napolin, Milanin dhe Juventusin si favoritë.

Nerazzurrët morën titullin e Serie A disa ndeshje para mbylljes së sezonit, duke dominuar kampionatin nga fillimi në fund nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi.

Megjithatë, Capello nuk pret një përsëritje të triumfit të Scudettos në San Siro, të paktën jo nga skuadra e Inzaghit.

Lexo po ashtu Inzaghi afër nënshkrimit të kontratës afatgjatë me Interin

“Sezonin e ardhshëm do të kemi një sezon të mrekullueshëm. Unë nuk mendoj se Interi do të përsërit, por unë shoh Milanin dhe Juventusin si super protagonistë në krye”, ka thënë fillimisht Capello për Radio Kiss Kiss.

Juve dhe Milani po ndryshojnë trajnerët e tyre, duke sjellë Thiago Motta dhe Paulo Fonseca, ndërsa Napoli ka emëruar Antonio Conten.

Conte tashmë ka fituar Scudetton si në Juventus ashtu edhe në Inter, kështu që po përpiqet të arrijë një het-trik me tre klube të ndryshme të Serie A.

Lexo po ashtu “Mund të premtoj një gjë”, fjalët e para të Contes si trajner i Napolit

“Për sa i përket Napolit, Conte ka përvojë ndërkombëtare dhe për këtë arsye ai është trajneri i duhur në kohën e duhur. Ai tashmë ka dëshmuar se është fitues dhe është gjithashtu favorit sepse ka vetëm Serien A për t’u fokusuar”.

Ndryshe nga tre të tjerët, të cilët janë në turneun e ri dhe të zgjeruar të Ligës së Kampionëve, Napoli nuk është kualifikuar as në Evropë dhe për këtë arsye do të ketë vetëm një ndeshje në javë.

“Do të jetë e rëndësishme të kemi një skuadër të mirë, ky është themeli për të gjithë suksesin”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/