Telegrafi

Capello: Doja të sillja Messin te Juventusi

Ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, Fabio Capello e ka zbuluar faktin që ai ishte përpjekur që të nënshkruajë me Lionel Messin kur ishte te Zonja e Vjetër.

Capello u bashkua me Juventusin si trajner në verën e vitit 2004 dhe u largua nga bardhezinjtë në verën e 2006 për t’u bashkuar me Real Madridin.

Në një intervistë që Capello dha së fundmi në Sky Sports, ai foli kur e pa Lionel Messin për herë të parë te Barcelona.

Fabio Capello trajner i Juves. (Photo by New Press/Getty Images)

“Ka kategori dhe ai, Maradona dhe Pele bien në atë të gjenive, ata që shpikin gjëra që të tjerët as nuk mund t’i mendojnë. Ata nuk janë të ndërtuara, e kanë në ADN-në e tyre”.

“Unë u njoha me Messin për hera e parë në trofeun Gamper, ne ndeshjen Juventus-Barcelona. Kishte 90,000 spektatorë dhe ai ishte 16 vjeç”.

“Unë iu afrova Rijkaardit pas 15-20 minutash dhe e pyeta: ‘Dëgjo, a mund ta huazosh tek unë për një vit?’”.

“Çfarë më tha Rijkaard? Unë e dija që ata kishin tre të huaj dhe nuk mund ta kishin një tjetër të huaj si të katërt në listë dhe tha: “Fabio mos u shqetëso, nuk ka problem për ne, do të arrijmë të luajmë me të. Që atëherë Messi ishte mbresëlënës “, ka thënë Capello. /Telegrafi/