Telegrafi

Capello: Derby della Madonnina? E fiton vendosmëria dhe motivimi

Fabio Capello ka parashikuar se “vendosmëria dhe motivimi” do të jetë vendimtar në derbin e madh lokal italian, Inter-Milan.

Derby della Madonnina i parë i këtij sezoni do të zhvillohet nga ora 20:30 në ndeshjen që do të luhet në stadiumin Giuseppe Meazza.

Kjo nuk është vetëm një betejë midis rivalëve të vjetër të qytetit, por një fitore do ta vendoste edhe Milanin vetëm një pikë prapa Interit, me një lojë më pak për t’u luajtur kundër Genoas.

Lexo po ashtu Inter-Milan: Formacionet e mundshme, Spalletti i beson Politanos

Është një sfidë midis mbrojtjes së tretë më të mirë në Serie A dhe sulmit të tretë më të mirë, por këto statistika nuk kanë rëndësi sipas Capellos.

“Këto statistika tregojnë për një barazim, por ju duhet të analizoni dobësitë e skuadrave dhe në këtë kuptim mua më duket sikur mbrojtja e Milanit nuk është veçanërisht e fortë”, ka thënë fillimisht Capello për gazetën Il Giorno.

“Rossonerët kanë pak vështirësi në pjesën e prapme dhe Interi është shumë i rrezikshëm në sulm. Milani do të duhet të jetë me të vërtetë shumë i kujdesshëm”.

Lexo po ashtu Baresi: Derbi i Milanos është i paparashikueshëm

“Ju kurrë nuk mund të bëni parashikime në një derbi, sepse loja është e ndarë nga pjesa tjetër e sezonit dhe ka atmosferën e vet të veçantë”.

“Statistikat nuk janë vendimtare, por vendosmëria dhe motivimi”, përfundoi trajneri i njohur italian. /Telegrafi/