Edhe pse tregu i transferimeve në Serie A është mbyllur, klubet kanë drejt të largojnë lojtarët.
Interi ka qenë një nga skuadrat që ka shtuar numrin e lojtarëve, kështu sa herë ka ardhje, largimet janë të nevojshme.
Por, kjo nuk pritet të ndodh te zikaltrit gjatë kësaj vere. Sipas Corriere dello Sport, të shumë përfolurit Joao Mario, Antonio Candreva dhe Yann Karamoh do të qëndrojnë te skuadra nga Milano.
Për portugezin kanë shfaqur interesim Galatasaray dhe Besiktasi, por lojtarit Turqia nuk duket një destinacion i pëlqesh dhe kështu ka vendosur qëndrimin.
Ashti si Mario, edhe Candreva e Karamoh nuk kanë marrë ndonjë ofertë të kënaqshme dhe dështojnë të vazhdojnë aventurën e tyre me skuadrën e Luciano Spallettit.
Duke parë fondin e lojtarëve që ka trajneri italian, me shumë mundësi treshja e lartpërmendur do qëndrojnë në shumicën e kohës në bankën rezervë.
Nuk duhet harruar se në sezonin e ri Interi luan edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/