Site icon Telegrafi

Cambiasso: Juventusi janë humbësit e vetëm të Ligës së Kampionëve ndaj spanjollëve, jo Interi dhe Milani

Esteban Cambiasso ka akuzuar Juventusin për reprezentimin e keq që po ia jep Italisë, pasi ata janë ekipi i vetëm që ka humbur finalet e Ligës së Kampionëve kundër skuadrave spanjolle.

Cambiasso fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2009-10 me Interin, ku përfshihej edhe mposhtja që i bën Barcelonës në gjysmëfinale.

Lexo po ashtu Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Kështu, mesfushori veteran mendon se humbjet e fundit të Juventusit ndaj Blaugranëve dhe Real Madridi dhanë përshtypjen e gabuar për futbollin italian, pasi janë vetëm Zonja e Vjetër humbësit e Ligës së Kampionëve ndaj spanjollëve, por jo edhe Nerazzurrët dhe Rossonerët.

“Ekipet italiane bëhen të vogla në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave spanjolle? Nuk është kështu, nuk është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Cambiasso për gazetën Marca.

Lexo po ashtu Interi uron Realin pas fitores në finale të LK-së ndaj Juves (Foto)

“I vetmi ekip italian që humbi finalet kundër skuadrave spanjolle ishte Juventusi”, përcjell Telegrafi.

“Interi luajti një dhe fitoi. Milani gjithashtu fitoi në disa raste”, përfundoi mesfushori argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version