Eduardo Camavinga ka vendosur që mos ta vazhdoj kontratën me skuadrën franceze Stade Rennes.
Mesfushori i talentuar francez ka pasur prej disa javësh në tavolinë ofertën për rinovimin e kontratës, por ai e ka hedhur poshtë atë.
Camavinga ka vendosur të largohet nga Rennes për ta bërë hapin e madh në karrierë, derisa kjo ka alarmuar klubet e mëdha evropiane.
18-vjeçari ka kontratë me Rennes deri në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi dëshiron ta shes tani që të fitojë nga largimi i tij.
Bayern Munich, Real Madrid, Arsenal dhe Manchester United janë skuadrat që janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.
Rennes i ka caktuar çmimin e largimit dhe duan të fitojnë 35 milionë euro nga shitja e tij.
Reprezentuesi francez është prej dy vitesh pjesë e ekipit të parë të Rennes derisa llogaritet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Evropë. /Telegrafi/