Telegrafi

Camavinga pritet të largohet nga Rennes gjatë ditëve të ardhshme, katër skuadra të mëdha pas tij

Eduardo Camavingna pritet të largohet nga skuadra franceze Rennes gjatë këtyre ditëve të fundit të tregut të transferimeve.

Mesfushori i talentuar francez është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin dhe nuk ka pranuar rinovimin.

Rennes e ka nxjerr në shitje talentin e tyre të madh dhe është në pritje të ofertës më të mirë.

Paris Saint Germain është duke bërë gati një ofertë për ta marrë atë në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Por në garë vazhdon të mbetet edhe gjiganti spanjoll Real Madrid, që kohëve të fundit po ka probleme në mesfushë me lëndimet e yjeve si Modric e Kroos.

Nuk përjashtohet mundësia që Camavinga të transferohet edhe në Angli, me Chelsean dhe Manchester United që janë të interesuara.

Nga ana tjetër, Rennes po mendon të fitojë rreth 30 milionë euro nga largimi i tij. /Telegrafi/