Telegrafi

Calvin Harris, Dua Lipa dhe Young Thug publikojnë këngën e re “Potion”

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka publikuar ditën e sotme (e premte) një tjetër këngë të re.

Fjala është për një bashkëpunim të dytë me Calvin Harris si dhe reperin amerikan, Young Thug.

E titulluar “Potion”, kënga e yjeve të famshëm është kompletuar edhe me videoklip.

Nuk ka dyshim se ky projekt do të shndërrohet në hit, marrë parasysh audiencën dhe fansat e këngëtarëve.

Kënga veç tjerash është lansuar edhe në të gjitha platformat e tjera muzikore si Spotify e Apple Music.

Lexo po ashtu Dua Lipa humb baraspeshën, rrëzohet gjatë një performance në Milano

Për duetin e radhës me Lipën, Calvin tha: “Dua është personi im i preferuar me të cilën dua të bashkëpunoj, zëri dhe puna. Ndihem shumë me fat që kam pasur mundësinë të realioj këtë me atë”.

Videoja ndërkohë nuk është e disponueshme për abonentët në Kosovë:

/Telegrafi/