Site icon Telegrafi

Calhanoglu vendos për të ardhmen pas Kampionatit Evropian

Hakan Calhanoglu do të largohet nga Milani, pasi ka refuzuar ofertën e kuqezinjve për të rinovuar kontratën, që zyrtarisht skadon më 30 qershor të këtij viti.

Mesfushori turk që ka rilindur nën urdhrat e Stefano Piolit, dëshironte një pagë prej 5 milionë euro në sezon, ndërsa Milani nuk i ka ofruar më shumë se 3.5 milionë euro dhe bonuse.

Aktualisht mesfushori turk ka një ofertë mjaft joshëse nga Katari, ku i kanë ofruar një pagë prej 32 milionë euro për tre sezonet e ardhshme.

Edhe përkundër kësaj oferte Calhanoglu dëshiron të qëndrojë në Evropë dhe të ardhmen do ta vendos pas përfundimit të Kampionatit Evropianit.

Calhanoglu pëlqehet edhe nga Interi që mund të hidhen në sulm dhe t’i plotësojnë pretendimin për pagën që janë 5 milionë euro në sezon, por më parë duhet të shesin Christian Eriksenin.

Për mesfushorin ka interesim edhe nga Juventusi, por numri i madh i lojtarëve që kanë në mesfushorë nuk i lejon të bëjnë blerje të reja, pa larguar ndonjë prej tyre.

Pikërisht për këtë arsye edhe turku e ka shtyrë vendimin që të vlerësojë ofertat më të mira që do të vijnë në drejtim të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version