Hakan Calhanoglu arriti në klinikën Humanitas të Milanit të martën në mëngjes për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të tij mjekësore te Interi.
Lojtari 27-vjeçar po u bashkohet Nerazzurëve nga Milani si lojtar i lirë.
Ai kaloi katër sezone me Rossonerët dhe do të bashkohet me Interin me një marrëveshje trevjeçare.
Calhanoglu do të nënshkruajë një kontratë me vlerë rreth pesë milionë euro në vit plus një milion bonuse.
Milani i kishte ofruar atij një kontratë rreth katër milionë euro në vit, me marrëveshjen e tij me Rossonerët që skadon në fund të muajit.
Calhanoglu ishte bashkuar me Rossonerët nga Bayer Leverkusen për 23 milionë euro në vitin 2017, mirëpo tani po largohet në drejtim të rivalit të qytetit për vetëm një milion më shumë. /Telegrafi/