Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar orarin e ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Është caktuar tashmë orari i ndeshjeve të fazës çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Kjo fazë do të nisë me ndeshjen Drenica – Gjilani, që zhvillohet më 8 shkurt, në orën 12:30 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, por me fillim në orën 13:00.
Ndërkohë, më 9 shkurt do të luhet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, derisa dueli ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit është shtyrë për datën 12 shkurt.
Çerekfinalja e Digitalb Kupës
E shtunë, 8 shkurt
12:30 Drenica-Gjilani
13:00 Prishtina-Vushtrria
E diel, 9 shkurt
12:30 Dukagjini-Ballkani
E mërkurë, 12 shkurt
12:30 Liria-Feronikeli
/Telegrafi/