Telegrafi

Cagliari ia cakton çmimin e largimit Barellas

CAGLIARI, ITALY - AUGUST 12:Nicolò Barella of Cagliari in action during the Coppa Italia match between Cagliari Calcio and US Citta di Palermo at on August 12, 2018 in cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Nicolo Barella është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Itali dhe jo vetëm.

Mesfushori i talentuar italian, ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Cagliarin në Serie A.

E falë paraqitjeve të mira, skuadrat e mëdha italiane kanë kthyer sytë nga ai.

Inter, Juventus, Milan e Napoli janë duke insistuar për ta transferuar mesfushorin qendror.

(Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Skuadra aktuale e Barellas, Cagliari tanimë ka vendosur që ta lë të lirë yllin e tyre të largohet.

Tani klubi nga Sardegnia i ka vendosur edhe çmimin e largimit lojtarit dhe po duan 50 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse skuadrat e mëdha italiane do të jenë në gjendje të shpenzojnë 50 milionë për mesfushorin 21-vjeçar.

Barella ka kontratë me Cagliarin deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/