Telegrafi

Caceres: Nuk shkoj te Roma

Martin Caceres ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet Romës, ndërsa ka thënë se është i pavendosur për të ardhmen e tij.

Uruguaiani është lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Juventusin këtë verë, ashtu që është lidhur me një kalim te klubi kryeqytetas.

Lexo po ashtu Nga Kante te Caseres: Nëntë lojtarët që iu është rritur vlera në mënyrë marramendëse vetëm pas një sezoni (Video)

“Ku do të shkoj? Nuk e di akoma, por nuk do të shkoj te Roma”, ka thënë ai për calciomercato.com.

Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Edhe nëna e tij mëngjesin e të shtunës deklaroi se bisedimeve me Giallorossët u ka rënë intensiteti.

Lexo po ashtu Gjashtë mbrojtësit që mund të zëvendësojnë Gomezin e lënduar te Liverpooli

Mbrojtësi i krahut është lidhur me disa klube të tjera, mes tyre edhe me Napolin dhe Liverpoolin. /Telegrafi/