Site icon Telegrafi

Burrat e tyre prekën finalen e Euro 2024 – kush janë partneret atraktive të futbollistëve të Kombëtares së Anglisë

Skuadra e Gareth Southgate mundi Holandën në rezultat 2:1 në gjysmëfinale dhe fitoi përballjen me Spanjën për titullin e kampionit të Evropës.

Me këtë rast, kemi vendosur të prezantojmë partneret më të njohura të futbollistëve të Anglisë.

Tolami Benson

Foto: Tolami Benson

Futbollisti Bukayo Saka është në një lidhje me Tolami Benson. Për lidhjen e tyre u fol që në vitin 2021, por ata ende e mbajnë të fshehtë (madje as nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale). Megjithatë, Tolami është zbuluar nga fotot në stadium që ajo poston në Instagram, dhe gjithashtu e ka mbështetur futbollistin gjatë Evropianit. Tolami punon në një firmë PR dhe ka diplomuar në PR dhe media në Universitetin e Birminghamit.

Lauren Fryer

Foto: Instagram

Declan Rice ka qenë në lidhje prej tetë vitesh me Lauren Fryer, e cila shpeshherë bëhet cak i ngacmuesve të internetit për shkak të pamjes së saj. Çifti është bashkë që nga shkolla e mesme dhe kanë një fëmijë, por ende kanë marrë komente të shëmtuara si: “Ai mund të gjejë më mirë”, “Si mund të jetë me të?”, “Sa shumë para ai fiton, dhe shiko të dashurën e tij”. Gjithçka filloi vitin e kaluar në X (ish-Twitter) kur disa komentues filluan të shkruajnë se futbollisti ka “standarde të ulëta” dhe publikuan fotot e Lauren. Bullizimi u bë i padurueshëm, kështu që Lauren u tërhoq plotësisht nga rrjetet sociale, duke lënë profilet e saj aktive, por pa postuar dhe duke fshirë të gjitha postimet e mëparshme. Situata u bë aq e rëndë sa që edhe në konferenca shtypi filluan të bëjnë pyetje për të dashurën e tij dhe situatën në të cilën ishte gjendur. Ai e ka mbrojtur pa ndalur. “Ajo është dashuria e jetës sime. Për mua nuk ka më mirë”, kishte thënë ai atëherë. Shumë të tjerë kanë dalë në mbrojtje të saj. Lauren shpesh shihet në tribuna, nga ku mbështet Declanin gjatë lojërave. Çifti jeton bashkë në Londër sepse Declani aktualisht luan për Arsenalin. Ata gjithashtu kanë një shtëpi në Kingston, ku janë rritur. Fëmija i parë u lind në gusht 2022.

Katie Bio

Foto: Getty Images

Ivan Toney është në një lidhje me Katie Bio me të cilën ka dy djem që e kanë mbështetur futbollistin gjatë Evropianit. Për lidhjen e tyre dihet shumë pak dhe nuk dihet sa kohë janë bashkë. Katie është drejtoreshë ekzekutive në një firmë.

Megan Davison

Foto: Megan Pickford

Megan është bashkëshortja e Jordan Pickford. Çifti është bashkë që nga shkolla e mesme dhe u martuan në vitin 2020. Bashkë kanë një djalë dhe një vajzë. Megan shpesh ndjek burrin e saj në ndeshje. Ajo është gjithashtu e njohur në rrjetet sociale ku ka 128,000 ndjekës.

Katie Goodland

Foto: Katie Goodland/Instagram

Katie Goodland është bashkëshortja e Harry Kane. Çifti u njoh në shkollë. Ata janë të martuar që nga viti 2019 dhe kanë tre fëmijë bashkë.

Rebecca Cooke

Foto: Rebecca Cooke/Instagram

Rebecca është partnerja e Phil Foden. Çifti ka disa vite bashkë dhe njihen që nga ditët e shkollës. Bashkë kanë tre fëmijë. Djali i tyre më i madh është shumë popullor dhe në Instagram, ku ka 4 milionë ndjekës. Rebecca është shumë e rezervuar dhe nuk ka profil në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version