Telegrafi

Burnley ofron gjashtë milionë euro për Ranocchian

Burnley ka bërë ofertë në vlerë prej gjashtë milionë eurosh për mbrojtësin e Interit, Andrea Ranocchia.

Sipas Sport Mediaset dhe Tuttomercatoweb, është caktuar një takim i ndërmjetësve nga të dyja palët, të cilët do të përpiqen të arrijnë marrëveshje.

Lexo po ashtu Ranocchia afër transferimit në Ligën Premier

Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, Ranocchia ishte i huazuar te Hull City dhe bëri paraqitje të mirë në Ligën Premier.

Trajneri i Nerazzurrëve, Luciano Spalletti, e ka konfirmuar këtë javë se 29-vjeçarit do t’i lejohet largimi.

Në ndërkohë, Burnley, dëshiron një qendërmbrojtës pas largimit të Michael Keane drejt Evertonit. /Telegrafi/