Site icon Telegrafi

Bullgaria dërgon raketa S-300 në Ukrainë

Parlamenti bullgar miratoi më 27 shtator një vendim për t’i dhënë ukrainasve raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore S-300.

Raketat janë me defekt dhe më shumë se 30 vjet të vjetra, por Ukraina mund t’i përdorë ato për pjesë rezervë, tha pas votimit Kryetari i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes, Hristo Gadjev.

Rusia reagoi me një deklaratë duke i kërkuar Bullgarisë të rishqyrtojë vendimin, raporton evropaelire.

Kremlini pohoi se dhënia e raketave do të shkelte një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Bullgarisë, e cila ishte arritur në vitin 2002.

Bullgaria ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga dhjetori i vitit 2022 pas një vendimi të parlamentit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version