Gigi Buffon është i vendosur të arrijë një pikë referimi nesër, pasi ndaj Chievos do të jetë ndeshja e tij e 600 në Serie A.
Portieri i Bianconerëve është aktualisht në 599 ndeshje në Serie A italiane, ku ka luajtur me fanellat e Parmës dhe Juventusit, ndërsa me paraqitjen e të dielës pasdite në Stadio Bentegodi, ai do të arrij ndeshjen e 600-të.
Me katë rekord, portieri i ‘Zonjës së Vjetër’ arrin të bëhet futbollisti i katërt me më shumë paraqitje në Serie A, pasi vetëm tre lojtarë të tjerë kanë arritur kurrë këtë shifër, shkruan Telegrafi.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, i cili ende është aktiv gjendet në numrin e 607 ndeshjeve, ndërsa Javier Zanetti i pensionuar ka 615 ndeshje për Interin, ndërsa rekordi mbahet nga Paolo Maldini me 647 ndeshje të luajtura në Serie A.
Ndryshe, Buffon bëri debutimin e tij më 19 nëntor të vitit 1995 në barazimin 0-0 të Parmas me Milanin dhe në atë kohë ai ishte vetëm 17 vjet e nëntë muaj dhe që nga ajo kohë pjesa tjetër është histori. /Telegrafi/